Rebani Jaupi: Në Vlorë u kapen 3.9 ton droge, hetimet per Habilajt i referuam me 30 Prill

RTV KLAN 2018-05-04

Views 1

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi ka konfirmuar se droga e sekuestruar në fshatin Babicë të Vlorës është 3.9 ton pas peshimit përfundimtar.

Si posedues i sasisë së konsiderueshme të drogës u arrestua Armando Koçerri 31 vjeç nga Babica, në banesën e të cilit ishte fshehur lënda narkotike.

Në një deklaratë për mediat, Jaupi u shpreh se gjatë operacionit të zhvilluar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda u sekuestrua edhe një gomone në pronësi të Ferdinand Habilaj, me të drejtë përdorimi nga Moisi Habilaj. U sekuestrua gjithashtu një armë gjahu dhe disa fishekë pistolete e automatiku.

Gjithashtu, zv/drejtori i Përgjithshëm sqaroi se hetimi për grupin kriminal të Habiljave është bërë nga Policia e Vlorës më 30 Prill 2017, dhe materialet ja kishte referuar Prokurorisë. Më herët, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se hetimet po zhvilloheshin prej disa muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Share This Video


Download

  
Report form