Shtyhet taksa e pronës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka dhënë përgjigje pikëpyetjeve lidhur me zbatimin e taksës së pronës. Sipas tij, taksa e përllogaritur me vlerën e tregut do të nisë të zbatohet nga 1 janari i 2019. Shkak për shtyrjen e afatit u bë mungesa e të dhënave për banesat nga ana e bashkive. Kjo do të thotë se deri në fund të këtij viti, kjo taksë do të vijojë siç është aktualisht.



Periudha 2018 është një periudhë tranzitore që u lejon njësive vendore që të përgatiten më mirë, në mënyrë që nga 1 janari i 2019 të gjitha njësitë të aplikojnë taksën mbi vlerën e tregut. 1 janari është limiti i fundit.?-thotë ministri.



Shtyrja e aplikimit të kësaj takse ishte e pritshme, së pari për shkak se ende nuk ka përfunduar kadastra fiskale e pronës. Ndërsa nga ana tjetër, sipas shoqatës së bashkive institucionet si Hipoteka, Enti i Banesave, etj nuk kanë sjellë të dhëna shtesë për njësitë vendore, çka do t'i ndihmonin këto të fundit për të patur një panoramë më të qartë të objekteve.

Share This Video


Download

  
Report form