Si do funksionojë taksa e pronës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Taksa e re e pronës do të nisë të zbatohet nga muaji prill 2018. Në faturën e energjisë që do të vijë në muajin pasardhës do të detajohet tarifa e re, e cila do të shtrihet përgjatë gjithë vitit, në çdo faturë dritash.



Taksa do të paguhet në zyrat e kompanisë së energjisë elektrike.



Por debati që shoqëron këtë taksë është vlera e tokës mbi të cilën do të zbatohet. Ministria e Financave e pranon se nuk ka ende një regjistër përfundimtar të vlerës së tokës, ndaj për rrjedhojë aty ku s?ka informacion për shit-blerje pronash do të përdoren metoda alternative.



Sipas të dhënave, qeveria ka informacion të plotë për zonat urbane në qytet kryesore, aty ku banon dhe pjesa më e madhe e familjeve, ndërsa në pikëpyetje janë kryesisht zonat rurale.



Vlera e pronës mbi të cilën do të llogaritet kjo taksë do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, pas një analize të situatës edhe në zyrat e hipotekave.

Share This Video


Download

  
Report form