Kontroll shtëpisë së Tahirit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fill pas seancës së parlamentit ku u vendos kundër arrestimit të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri mbërriti në shtëpinë e tij, por jo se priste kontrollin e Prokurorisë, por vetëm për disa minuta për të takuar familjarët.


Në dalje pa kostumin parlamentar ai nuk pranoi të komentonte votimin, i cili i dha dritë jeshile Prokurorisë për kontroll banese dhe ndalimin qe deputeti te dale jashtë kufijve te Shqipërisë.

Sipas procedurës pas finalizimit të fazës parlamentare organi qendror i hetimit duhet t?i drejtohet Gjykatës së Krimeve të Rënda për marrjen e autorizimit për kontroll banese, por edhe atë personal. Diçka e tillë përjashtohet vetëm në kushtet e flagrancës, sipas nenit 202 të Kodit të Procedurës Penale.

?Kur ka arsye të bazuara për të menduar se dikush fsheh në personin e tij prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale gjykata merr vendim për kontrollin personal. Kur këto sende ndodhen në një vend të caktuar, vendoset kontrolli i vendit ose banesës.?

Kontrolle sipas ligjit mund të bëhen dhe në të dhënat kompjuterike për të cilat gjykata merr vendim që të mos ndryshohen, ndërsa vendimi duhet të përcaktojë llojin e informacionit që kërkohet dhe mënyrën e marrjes së tij.

Për të gjitha rastet këto procedura duhet të përfundojnë brenda 72 orëve nga momenti i marrjes së vendimit për kryerjen e kontrolleve.

Share This Video


Download

  
Report form