Tirana ka tashmë dy rrugë më shumë të asfaltuara dhe të rregulluara sipas të gjitha standardeve evropiane, që nga vijëzimi për kalimin e këmbësorëve, e deri të lyerjet me bojëra fosforeshente për të bërë më të lehtë qarkullimin dhe parkimin për drejtuesit e automjeteve.
Në fotot bashkëngjitur këtij shkrimi, të publikuara sot nga Bashkia e Tiranës, shihet teksa qytetari i parë i kryeqytetit Erion Veliaj inspekton përfundimin e punimeve për sistemimin e bllokut të banimit në rrugën ?Alla? dhe ?Shyqyri Brari?, pranë Kopshtit Zoologjik.
Ai vlerësoi faktin se veç shtrimit të rrugëve dhe trotuareve, janë bërë të gjitha punimet e tjera nëntokësore dhe ato sipërfaqësore, duke përfshirë ndriçimin dhe sinjalistikën.
?Jam shumë i kënaqur sepse vetëm para pak javësh, në fillim të vjeshtës, ishim këtu dhe e gjithë zona e Kopshtit Zoologjik në fakt nuk merrej vesh nëse jetohej më mirë brenda Kopshtit Zoologjik apo jashtë Kopshtit Zoologjik. E them këtë pa humor, sepse situata i ngjante realisht një prej atyre episodeve ?vende dhe popuj?, ku të mbysnin balta, dheu, zhuli dhe pluhuri. Sot është një gjendje krejt tjetër, ndaj edhe dua t?i falenderoj kolegët, që kanë bërë një punë fantastike për pak javë. Një punë e bërë në kohë rekord, por gjithashtu edhe në mënyrë cilësore?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.