Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre vende të Ballkanit që lagen nga ujërat e detit Adriatik, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia zhvilluan një takim në Durrës, duke lëshuar edhe një deklaratë të përbashkët prej 9 pikash.
Shtetet u përfaqësuan nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pej?inovi? Buri?, si edhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanovic.
Në takimin e dytë Trelateral, palët ranë dakord që proceset integruese duhet të përshpejtohen me ?qëllim që t'i kundërvihen këtyre ndikimeve dhe të forcojnë elasticitetin duke konsoliduar stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore?.
Një pikë e rëndësishme është ajo e Korridorit Blu, që synon lidhjen me infrastrukturë rrugore të këtyre vendeve përmes brigjeve të Adriatikut.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/trilaterati-i-adriatikut-pershpejtim-te-integrimit-dhe-angazhim-korridorin-blu