Ora News- Votim elektronik? Lu: Nuk ndalon blerjen e votës dhe as intimidimin

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në konferencën ?Teknologjia në proceset zgjedhore? të organizuar nga OSBE, ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu, u shpreh se Shqipëria duhet të vendosë tani nëse do ta përdorë teknologjinë apo jo, pasi më vonë do të jetë një dështim. Përfaqësuesi i maxhorancës, Bledi Çuçi u shpreh se teknologjia nuk do të sjellë besim mes forcave politike si dhe për zgjedhjet e ardhshme duhet të bëhet realitet vota e emigrantëve. Nga ana tjetër, pavarësisht besimit të forcave politike, përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylykbashi renditi problemet që zgjidhen nëpërmjet teknologjisë në zgjedhje.

Në nisje të një tjetër reforme të rëndësishme për vendin, atë të zgjedhjeve, ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu, theksoi se nëse Shqiëpria do të vendosë të përdorë teknologjinë në zgjedhje, kjo duhet të ndodhë tani, pasi nëse lihet për në verën e ardhshme, do të jetë një dështim.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/votim-elektronik-ne-2019-lu-nisni-punen-tani-ne-ver-do-jete-shume-vone

Share This Video


Download

  
Report form