Ora News - Mblidhen nesër qeveritë Shqipëri-Maqedoni, marrëveshjet që do të nënshkruhen

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë e parashikuar të zhvillohet në Pogradec, do të mbahet të premten më 15 dhjetor.

"Të dy kabinetet qeveritare do të takohen të premten në "Hymeti Palace", në orën 14.30. Në orën 16.30, Kryeministri Rama dhe homologu i tij Zaev do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp", thuhet në njoftimin e qeverisë.

Midis çështjeve që do të diskutohen, do të jetë ndërtimi i korridorit 8, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, çka do të rriste shkëmbimet tregtare. Tema të tjera janë siguria dhe përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve.

"Në këtë takim do të nënshkruhen disa dokumente të rëndësishëm, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.

Në fushën e kulturës dhe shkencës do të nënshkruhet memorandumi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh përmes Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithashtu, do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe një marrëveshje për ndihmë reciproke në manaxhimin e emergjencave", sqaron gjithashtu qeveria.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mblidhen-neser-qeverite-shqiperi-maqedoni-marreveshjet-qe-do-te-nenshkruhen

Share This Video


Download

  
Report form