Report TV - Tabaku: Asnjë investim i huaj në Shqipëri, Rama solli vetëm kanabis

Report TV 2018-05-09

Views 0

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme ka deklaruar se gjithçka ka deklaruar Partia Demokratike për uljen e investimeve të huaja në vend tashmë është zyrtare.
?Fatkeqësisht, qeveria e Edi Ramës ka thithur zero investime te huaja?, është shprehur deputetja demokrate, duke shtuar se të dhënat për dy vite resht, 2015-2016, TAP dhe Devolli përbënë rreth 60% të investimeve të huaja direkt, apo mbi 600 milion euro.

Gjithashtu Tabaku ka deklaruar se Partia Demokratike ka arsye të besojë se në ekonomi janë duke u investuar paratë e drogës.

?Kjo është periudha, kur përveç thatësirës në investime të huaja, Banka e Shqipërisë raporton se niveli i kredive për biznesin vendas është 2.5% më i ulët se një vit më parë. Por absurdi është se ndërtimi i rezidencave private zë gjysmën e rritjes ekonomike?, tha Tabaku.

Share This Video


Download

  
Report form