Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Ju flet Moska" ka trajtuar sot çështjen e punëtorëve të rafinerisë së naftës në Ballsh. Myftaraj sqaron se kompania ARMO është një magazinë fiskale, e cila nuk paguan detyrimet e shtetit. Kjo gjë thotë Myftaraj duhet ti shpjegohet punëtorëve.
Kastriot Myftaraj: Punëtorët e rafinerisë së naftës ARMO në Ballsh janë në grevë për pagat e papaguara. Ata nuk e kuptojnë që një vit pas marrëveshjes së bujshme ku në prani të dy ministrave u tha se rafineria do të fillonte punë me një kompani të huaj, për të cilën u paraqit edhe një pronar që e kishte regjistruar kompaninë në offshore nuk marrin pagat. Tragjedia e këtyre punëtorëve është tragjedia më e drejtpërdrejtë e shqiptarëve me ARMO-n, një tragjedi më e gjërë edhe ajo e banorëve që vuajnë nga ndotja në Ballsh. Një tregjedi më e gjerë është se të gjithë njerëzve në Shqipëri që janë të detyruar të konsumojnë naftën e dalë nga rafineria e ARMO-s është jashtë çdo standardi dhe shpesh e përzierë me naftë tjetër të ardhur nga importi dhe që duhet të ishte në standardet europiane, si eurodiesel.
Punëtorët e Ballshit kanë shumë pyetje sot. Askush nuk u jep përgjigje, megjithëse ka shumë analiza në shtyp këto ditë me rastin e protestës së tyre, por edhe më herët me problemet që ka pasur ARMO.
Ajo që duhet të kuptojnë punëtorët e Ballshit si shkak që të asaj që po ndodh është një fjalë që do të ishte e pakuptueshme jo vetëm për ata, por edhe për shumë studentë të diplomuar në shkenca ekonomike. E kam fjalën për termin magazinë fiskale.
Magazina fiskale është një shpike e bërë për të mos paguar detyrimet ndaj shtetit, taksat nga një kompani që kyren veprimtari fitimprurëse. Pra shteti e shpall magazinë fisdkale, detyrimet shënohen në letër, por në buxhetin e shtetit në llogaritë bankare të tatim-taksave nuk hyn gjë. Kjo kompani falimenton më von dhe gjithçka mbetet në letër.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-kush-do-tua-shpjegoje-punetoreve-te-armo-s-magazinen-fiskale