Ora News - Basha: Vettingu në polici nuk bëhet me Xhafën e Ramën

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

105-vjetorin e krijimit të Policisë Shqiptare, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka shfrytëzuar për të hedhur akuza ndaj kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit. Ai tha se policia ndodhet në një moment tragjik dhe e tradhëtuar nga politika që sipas Bashës është e lidhur me krimin.

Lulzim Basha: Ndodhet në një moment tragjik sepse, nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe oficerët e policisë ishin në ballë të luftës, sot, kriminelët, janë në krye të kupolës drejtuese të Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve politike të vendit, dhe janë drejtuesit dhe punonjësit me integritet të policisë që kanë marrë arratinë apo janë ekzekutuar nga dora e krimit, siç janë rastet e njohura të drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Artan Cuku, dhjetëra punonjësve të tjerë të policisë të cilët janë goditur nga krimi për të vetmen arsye, sepse nuk dinin të ktheheshin pas në luftën kundër krimit. Shqipëria është kthyer në një zonë të lirë të krimit, si pjesë e paktit kriminal, midis Edi Ramës dhe atyre që e ndihmuan të vijë në pushtet me vota të blera, vota të shitura.

Për Lulzim Bashën vettingu në Polici nuk mund të bëhet nga Ministri Fatmir Xhafaj dhe Kryeministri Edi Rama pasi siç u shpreh ai, do të ishte njësoj sikur t`i varje ujkut mëlcitë në qaf

Lulzim Basha: "Saimir Tahiri dhe Haki Çako janë dy hallka të sistemit kriminal që drejtohet nga Edi Rama dhe ku Fatmir Xhafa ka lidhje dhe rolin e tij të padiskutueshëm. Pra, vettingu nga Fatmir Xhafa, apo Edi Rama, apo kjo shumicë e bërë njësh me krimin, është si t?i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Policia do të pastrohet, kur qeverisja të pastrohet nga politikanët e lidhur me krimin."

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me Partinë Demokratike në atë që ai e quajti aleanca e vlerave kundër aleancës së krimit

Lulzim Basha: Shërbimi më i madh që mund të bëjmë ndaj burrave dhe grave të ndershëm në uniformë është të bashkohemi në një aleancë vlerash, për të shporrur aleancën e krimit në pushtet dhe për të rikthyer edhe një herë drejtësinë çliruar nga krimi, policinë e çliruar nga krimi e cila të mund të kryejë detyrat e saj të larta dhe fisnike.

Në 105-vjetorin e krijimit të Policisë së shtetit, Lulzim Basha vizitoi familjen e komisar Artan Cukut, i cili mbeti viktimë e një atentati mafioz në prill të vitit 2017.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/basha-vettingu-ne-polici-nuk-behet-me-xhafen-e-ramen

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS