Report TV - Nutricionistja e njohur Diola Dosti Baftiu: Kam një burrë fantastik

Report TV 2018-05-11

Views 11

Nutricionistja e njohur Diola Dosti Baftiu ka folur në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, për fëmijën e tretë dhe familjen e saj. Ajo dhe bashkëshorti Dardani, janë ende kuriozë për gjininë e fëmijës pasi ekoja gjinekologjike nuk ka mundur ta tregojë qartë nëse bëhet fjalë për një djalë apo vajzë.

?Ka një pozicion aq të paqartë, herë i del një gjë, e herë jo?-ka thënë me shaka nutricionistja e pyetur nga drejtuesit e emisionit për gjininë e fëmijës. Diola Dosti Baftiu është tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, në pritje të fëmijës së tretë ndërsa ka 2 vajza.

Gjatë emisionit ajo foli edhe për raportin me Dardanin i cili e mbështet shumë në përpjekjet e saj për të zhvilluar karrierën profesionale por pa lënë mënjanë detyrimet si nënë dhe bashkëshorte. ?Kam 1 burrë fantastik. Dardani është gjinekolog, dhe ne jemi njohur që 19 vjeç kur ishim studentë. Flokët ia kam hedhur unë në tokë , sepse Dardani ka qenë 1 kaçurrels i paparë?.

Share This Video


Download

  
Report form