Diola Dosti Baftiu: Shoqëria shumë presion për një djalë, e bekuar që kam 3 vajza

Report TV 2018-07-25

Views 2

Nutricionistja e mirënjohur Diola Dosti Baftiu ka prezantuar sot për herë të parë në publik Gjurmën, vajzën e saj të tretë. E ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? për të folur mbi ushqyerjen e shëndetshme, Diola morri në krah foshnjen e saj 2 muajshe ndërsa pranë saj ishin dhe 2 vajzat e tjera më të rritura, Bleza dhe Enia. Ndërsa foli mbi presionin që ende ekziston në shoqërinë shqiptare për të patur një djalë, Diola u shpreh se falenderon Zotin që e ka bekuar me 3 vajzat e se madje nuk mendon për një fëmijë tjetër.

Çdo sekondë të jetës sime i jam falenderuese Zotit që mi ka sjellë 3 vajza. Dua gjithashtu të jap një mesazh për të gjithë ata burra dhe familje që insistojnë për të bërë një djalë. E kam këtë pikë të dobët e më dhemb zemra. Edhe im shoq e do një djalë, jo se nuk e do, por është puna që nuk i plotësohet. Në Kosovë është një shprehje që thotë se kur ke qenë shumë qejfli në rini nuk bën çuna. Ndaj i them vjehrrit dhe vjehrrës "Ky ka qenë qejfli, mbajeni , çfarë ti bëj unë". Duhet të jesh e bekuar edhe me djemtë edhe me vajzat që të sjell Zoti. Ka që bëjnë shumë fëmijë dhe i mbysin gratë e shkreta. Thonë edhe " Nuk ka rëndësi gjinia, rëndësi ka djali m'u kon mirë.

Diola Dosti Baftiu, nutricioniste

Diola thotë me të qeshura madje se për shkak të presionit që ekziston në shoqëri për të pasur një djalë në familje tani nuk i sheh dot as me sy. Ajo thekson se fëmija pavarësisht gjinisë është bekim i Zotit.


Ekziston një presion i madh që unë se kam patur se kam patur fatin të jem në një familje intelektualësh , por shoh një influencë të jashtëzakonshme te familjet e tjera, dhe aq shumë presion sa nuk i shoh dot çunat me sy, më fal o Zot. Nuk kam në plan për një fëmijë tjetër , por me kismet.

Diola Dosti Baftiu, nutricioniste

Share This Video


Download

  
Report form