Pavlopulos: S’ka çështje çame - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos gjatë fjalës së tij drejtuar ushtrisë dhe drejtuesve të aviacionit ka dhënë një mesazh edhe për Shqipërinë. Duke marrë shkas nga qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në emisionin Real Story të Gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus në lidhje me çështjen çame, kreu i shtetit grek tha se ajo nuk ekziston dhe nuk duhet te diskutohet.



?Në lidhje me Shqipërinë fqinje kërkohet zbatimi dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës evropiane. Dhe mbi të gjitha respekti për të Drejtat e Njeriut. Nëse kjo quhet e drejta për pronë, ose kjo quhet e drejta e minoriteteve. Gjithashtu, presupozon respektin për vetë historinë dhe shmangien e falsifikimit të saj. Themi dhe e kemi thënë dhe më parë me të gjitha tonet, për sa kohë që nuk ka vetëm tendenca të padurueshme por provokative të Shqipërisë lidhur me çështjen jo të ekzistencës së Çamërisë, përtej kësaj nuk mund të diskutohet.?



Teper i ashper ne qëndrimin e tij per Shqipërinë presidenti Prokopis Pavlopulos i kujtoi edhe nje here Tiranes përpjekjet per integrimin ne Bashkimin Europian.



?Është e pakonceptueshme që lidershipi i Shqipërisë, në këtë moment, të ngrejë çështjen e Çamërisë. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë të mos kujtojë Shqipëria, çfarë domethënë historia e të ashtuquajturve çamë gjatë mizorive naziste dhe në Greqi. Nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam kaq i mprehtë, por ditë të tilla, duke festuar çështjen e Holokaustit, të guxojë të flasë për çamët. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në Greqi. Më vjen keq për akuzën / ngarkesën, por respekti për historinë është baza, baza ndërkombëtare , e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.?



Reagimi i presidentit vjen ne nje kohe kur Tirana dhe Athina kane zhvilluar dy raunde negociatash per zgjidhjen e çështjeve te mbetura pezull e pritet nënshkrimi i marrëveshjes se partneritetit strategjik.

Share This Video


Download

  
Report form