http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse testi i dyte antidoping vërtetoi te parin, duke rezultuar pozitiv, Romela Begaj është e bindur për pafajësinë e saj.
E përlotur, ajo zgjodhi te betohej përpara kuranit, flamurit kombëtar dhe njerëzve te saj me te shtrenjte se është e pastër.
Sipas sportistes, i vetmi faj i saj është se bën pjese ne boten e trete dhe se institucionet shqiptare nuk e mbrojnë nga akuzat dhe dënimi për doping.
Romela Begaj rezultoi pozitive me substancen e stanozonolit ne botërorin e peshëngritjes ne Anahaim te Kalifornisë ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku shënoi rezultatin me te mire ne karriere, duke fituar medaljen e arte ne shkëputje dhe te argjendin ne dy garesh.
Pas daljes pozitive gjithë kryesia dhe kryetari i Federatës se Peshëngritjes dhanë dorëheqjen, ndërsa Shqipëria humbi te drejtën e organizimit te Kampionatit Evropian.