Të gjitha familjet e varfra që u përjashtuan nga skema e ndihmës ekonomike, nuk do ta humbasin mundësinë për të marrë paratë e këtyre dy muajve. Ministria e Shëndetësisë dhe punëve sociale ka akorduar një fond të posaçëm pranë të gjitha bashkive, duke u dhënë mundësinë atyre të riaplikojnë.
Këto familje do të mund të bëhen sërish pjesë e skemës së ndihmës ekonomike duke riaplikuar në sistem.
Drejtoria e Përkujdesit Social pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, sqaron se refuzimi i këtyre familjeve nga sistemi ka ardhur si pasojë e gabimeve njerëzore në deklarim.
Opozita ka akuzuar qeverinë se jashtë skemës së ndihmës ekonomike ka lënë 20 mijë familje që jetojnë në varfëri, ndërsa qeveria ka reaguar duke thënë se ka një pjes% minimale që është marzhi i gabimit të sistemit, por që pas verifikimeve do të riintegrohen.