Këtë të enjte Kuvendi ka pikë të parë mocionin me debat me Kryeministrin Edi Rama për skemën e ndihmës ekonomike. I pari që nisi seancën ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i cili i kërkoi kryeministrit llogari lidhur me përjashtimin e familjeve që merrnin ndihëm ekonomike dhe janë përjashtuar nga skema. Menjëherë e mori fjalën kreu i qeverisë Rama, ku tha se me këtë reformë kanë përfituar shumë familje që më parë nuk kanë qenë në sistemin e ndihmës ekonomike dhe formula e përdorur është testuar më parë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Kryeministri ishte i prerë kur tha se ata që janë të aftë për punë nuk do të marrin ndihmë ekonomike.