Rizgjedhja e Ankela Merkel për herë " />
Rizgjedhja e Ankela Merkel për herë "/>

"Ju flet Moska": Misteri i rombit Merkel, në fokusin e saj apo...

Ora News Emisione 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rizgjedhja e Ankela Merkel për herë të katërt si kancelare e Gjermanisë ishte në fokus të emisionit të sotëm "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Angela Merkel ka marrë mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë, duke hyrë në vitin e 13 të qeverisjes së saj. Mandat që i garanton qeverisjen deri në vjeshtën e 2021.Është interesante sepse kjo ndodh në kohën kur BE tregohet disi i acaruar, ndonjëherë shumë i acaruar me liderë të vendeve ish-komuniste por me traditë të madhe demokratike si Hungaria që ka gjithashtu një lider që qeveris gjatë dhe konsiderohet si autokrat ose Polonia ku një parti për Ligj dhe Drejtësi fiton disa herë zgjedhjet.Në këtë kohë, figura kryesore politike e Europës, në Shqipëri quhet "zonja e hekurt", një titull që në Gjermani nuk e përdorin merr mandatin e katër qeverisës, për më tepër jo me një fitore të pastër zgjedhore të partisë saj por me rezultatin më të ulët të partisë së saj. Paradoksi është pra që mandatin e katërt e merr kur partia e saj ka rezultatin më të ulët elektoral të dekadave.

Por gjithësesi Merkel e ka marrë mandatin me atë që quhet koalicioni i madh, koalicioni i dy partive kryesore në Gjermani.Është bërë e pakuptueshme se pse në një vend demokratik të klasit të parë si Gjermania është e nevojshme të bëhet kolaicion i dy partive më të mëdha të vendit për të disatën herë, nga 2005 është bërë tre herë, për të mbajtur në pushtet një person. Zgjedhjet e fundit realisht treguan se dy partitë e mëdha të vendit po sakrifikohen elektoralisht për të mbajtur në pushtet një figurë, një person,Merkel.

Kur fare mirë mund të kishin rënë dakord për të bërë zgjedhje ose edhe për të ndryshuar Kushtetutën, për të bërë një ligj siç e kanë vendet e tjera në mënyrë që të favorizohet një parti apo një koalicion për të marrë pushtetin por nuk po ndodh kështu. Në Gjermani faktikisht po sakrifikohet demokracia për hir të një personi dhe si duket është ky person që ka disa pakte me pjesën tjetër të perëndimit, botën anglosanksone, SHBA dhe Britaninë e Madhe, dy fuqitë më të mëdha të NATO-s, fuqitë protektore të perëndimit për të bërë disa punë të cilat më tepër do ti ndriçojë koha.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-misteri-i-rombit-merkel-ne-fokusin-e-saj-apo

Share This Video


Download

  
Report form