Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhimbja për vrasjen e 28-vjeçarit nga Kinostudio, përcillet nëpërmjet fqinjëve, të cilët rrëfejnë për kameran e Ora News se si e njohin familjen Majollari. Një prej tyre pranoi se nëna e Marios kishte marrë një kërcënim. Policia skicoi intenerarin e vrasësit dhe familjarët dëshmuan në polici për takimin e fundit. Mediat suedeze kanë shkruar për vrasjen në Tiranë.
Dy ditë pas vrasjes për hakmarrje të 28-vjeçarit Mario Majollari në Kinostudio të Tiranës, fqinjët tregojnë si e kanë njohur të riun dhe familjen e tij.
Fqinja: Ishte i dashur me shokët.
Shoku i Marios: Si djalë ka qenë fantastik, ka qenë djalë punëtor. Hallet e veta, punët e veta.
Fqinja: Familje shumë shumë e mirë, një grua e padëgjuar.
Policia, nga ana e saj ka rindërtuar një skicim të dytë të intenerarit që mendohet se ndoqi 40-vjeçari Kastriot Gjuzi, pasi qëlloi me 4 plumba Majollarin, në orën 20:35 të 10 prillit.
Mendohet se ai u largua në këmbë fillimisht dhe më tej mori një makinë gri, për t?u drejtuar në banesën e tij, në Tufinë.
Policia e gjeti atje automjetin, ndërsa makina që u gjet e djegur në Fushë-Krujë, nuk rezulton se është përdorur prej tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fqinjet-e-mario-majollarit-flasin-ora-news-nena-mori-kercenim-e-detyroi-te-largohej