Ora News - Improvizohet në Kaninë dasma historike e Skënderbeut

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fshatin Kaninë në Vlorë është përkujtuar 567 vjetori i dasmës së Skëndërbeut.

Kjo ngjarje e rëndësishme historike u rikthye në vëmendje në kalanë e Kaninës ku Gjergj Kastriot Skëndërbeu lidhi kurorë me të bijën e krahinës së Vlorës, Donika Arianiti, një martesë e konsideruar edhe si një bashkim mes jugut dhe veriut të Shqipërisë.

Edhe përkujtimi i kësaj date është realizuar si një dasmë ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë ndërsa mbërritja e çiftit u realizua mbi dy kuaj.

Ideja e deputetit Fate Velaj u shpalos përpara të pranishmëve dhe nje delegacioni prej 60 vetash nga arbëreshët e Italisë, në përbërje të të cilëve edhe Loris Castriota Skanderbegh, stër stër nipi i Skëndërbeut. Deputeti Fate Velaj e konsideroi në ditë historike që duhet lënë kujtim për brezat.

Fate Velaj: "Brezat që do të vijnë të kenë një trashëgim një festë që do ti kujtojë atyre historinë më të lavdishme të popullit shqiptar."

Loris Castriota Skanderbegh e ka nisur në shqip përshëndetjen e tij për të vlerësuar më pas kujtimin e kësaj ngjarjeje që ka bashkuar shqiptarët.

Loris Castriota Skanderbegh: "Kemi mundësinë të bashkojmë të njëjtin gjak, arbëreshët dhe shqiptarët."

Nuk kanë munguar përshëndetjet nga përfaqësues dhe drejtues të delegacionit arbëresh, kreut të Bashkisë Vlorë dhe shiptarëve të Kosovës por edhe këngët e vallet nga të gjitha trevat shqiptare.

Festa që përkujton dasmën e Skëndërbeut do të vazhdojë në Manastirin e Ardenicës. Ndërsa të hënën ky përfaqësim do të jetë edhe në Tiranë në një kujtim në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/improvizohet-ne-kanine-dasma-historike-e-skenderbeut

Share This Video


Download

  
Report form