Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka bërë bilancin e pastrimit të territorit në kuadër të një aksioni të ndërmarrë nga ky dikaster. Në një deklaratë për mediat, Klosi tha se 20740 individë dhe 905 mjete u angazhuan në javën e tokës për të pastruar segmentet lumore dhe bregdetare në prag të sezonit turistik. Duke përgëzuar këtë operacion, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi siguroi se tani e tutje ndotësit do të përballen me ligjin individualisht.
Klosi: Puna e të gjithë këtyre njerëzve na vë edhe më shumë përpara përgjegjësisë. Na bën edhe më kokë ulur përpara qytetarëve që një Shqipëri të pastër. Ajo çka u bë në një javë mund të çbëhet në një ditë nëse ne nuk forcojmë zbatimin e ligjit dhe masat represive ndaj atyre që ndotin mjedisin. Ndotja nuk na vjen nga një planet tjetër, ata janë mes nesh. Ata që ndotin janë shqiptarë, por nuk janë shqiptarë patriotë. Ka ikur koha kur ndarja e përgjegjësisë të jetë e përbashkët. I përbashkët është vetëm mjedisi dhe detyrim për ta mbajtur atë të pastër. Ndotja është penalitet personal i gjithë secilit që ndot. Ndaj në përfundim të javë së tokës se do të jetë ligji që do të garantojë një Shqipëri më të pastër.
Ministri Klosi tha se po përgatiet një plan masash me prefektet e qarqeve për të rehabilituar landifllet dhe për të reduktuar zhurmat në zonat turistike dhe se ligji do të veprojë edhe mbi këto shkelje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ministri-klosi-ben-bilancin-e-pastrimit-te-territorit