Report TV - PD nxjerr skemën: Ja lidhjet e 'Gulf' me shtetin, piramidë financiare si ARMO

Report TV 2018-05-14

Views 0

Partia Demokratike ka reaguar sot për falimentimin e kompanisë së tregtimit të karburanteve ?Gulf?, duke deklaruar se kjo kompani ka ngritur skemën e një piramide financiare, ndërsa e krahasoi atë me kompaninë 'ARMO'.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekononisë, Jorida Tabaku, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku, dhe këshilltari ekonomik i grupit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, publikuan skemën si funksiononte kompania 'Gulf', duke treguar dhe lidhjet e saj me shtetin.

Ashtu siç ka raportuar më parë dhe gazeta Shqiptarja.com, anëtarët e PD tregojnë në skemën e mëposhtme se kryemenaxheri i kompanisë, që ishte dhe organizatori i skemës mashtruese të 'Gulf', Alban Aliko, ishte ortak me pronarin e 'Tajvanit', Besnik Sulaj. Sipas PD, biznesmeni Sulaj është i lidhur me qeverinë, ndaj dhe kjo është arsyeja pse heshtin kryeministri dhe ministri Gjiknuri.

Share This Video


Download

  
Report form