Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasi morën' ok' për tu pranuar si palë në dialog, një grup pune në nivel teknikësh me përfaqësi nga farmaciastët dhe Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor do të zhvillojnë nesër në orën 11 një takim për listën e re të barnave të rimbursueshme.
Diana Toma: Ka qenë takimi me Ministren e Shëndetësisë dhe takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit me të cilët gjetëm gjuhën e mirëkuptimit sa i takon krijimit të një tryeze të përbashkët për të ngritur një grup pune me dy përfaqësitë që do gjejnë zgjidhjen më të pranueshme për të dyja palët për të nënshkruar kontratën. Sot ishte zgjidhja e çështjes në parim, nesër fillon grupi i punës në nivel teknikësh. Do të takohemi në 11 me të dyja grupet, ku farmacistët do të jenë nga gjithë Shqipëria. Të dyja palët janë të interesuara që ky ngërç të kalojë sa më shpejt.
Kreu i Urdhrit të Farmacistëve deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se ky problem ndodh rëndom sa herë ka ndryshim të listave, dhe për këtë arsye tha ajo është e domosdoshme që farmacistët të njoftohen 1 muaj para.
Toma: Sa herë ka futje të listave të reja ka ndryshime të çmimeve të barnave që bëjnë të mos kesh përputhshmëri me çmimin që ke aktualisht në farmaci. Kështu e merr shkakun dhe kërkesa që kanë farmacistët që të kenë mundësi të njihen me listën e barnave 1 muaj deri në 1 muaj e gjysmë para se ajo të futet për tu aplikuar në mënyrë që të kenë mundësi që të pastrojnë gjendjen stok në mënyrë që të mos dëmtohen nga ana financiare.Ta boshatishësh gjendjen stok të farmacisë. Nëse kishim një bar me 10 lek i cili në listën e re do tregtohet me 7 lek, problemi është që kur të futet kjo listë në fuqi mund të mos kem 10 kuti me 10 lek që duhet ta tregtoj detyrimisht me 7 lek dhe kuptohet sa është humbja. Mundësisht të mos kem asnjë kuti të tillë, ose kuti të gjenden në farmaci aq sa për të përballuar nevojat imediate.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-barnat-neser-ne-11-farmacistet-nuk-perjashtojne-greven-nese