Një incident i rëndë sapo është raportuar nga Bashkia e Kamzës. Një efektiv policie është plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton.
Policia ka konfirmuar ngjarjen për Report Tv dhe ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 2 persona të dyshuar, të cilët po merren në pyetje.
Forca të shumta të policisë Kamëz dhe Forcave Speciale kanë rrethuar me shirit vendin ku ka ndodhur ngjarja.