Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Italia është një nga mbështetëset më të ëmdha të Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave. Pak javë para dhënies së vendimit nga Këshilli Europian ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillio u shpreh se e mirëpresin Shqipërinë në familjen evropiane dhe se është casti i duhur për ta bërë këtë.
Vetëm disa javë para dhënies së vendimit të Këshillit Europian për hapjen apo jot ë negociatave me Shqipërinë, Italia si gjithmonë mbështetëse për vendin tonë është shprehur optimiste për një vendim pozitiv bazuar në merita.
Ambasadori italian në Tiranë alberto Cutillio e sheh qershorin si çastin e duhur për këtë vendim.
Cutillio: Të shohim përpara me pritshmëri të mëdha, një e ardhme që do ta shohë Shqipërinë në BE. E mirëpresim Shqipërinë në familjen evropiane.
Italia ka mbështetur Shqipërinë me projekte të ndryshme që prej viteve 90 ndërsa ambasadori përmendi edhe elementë të tjerë që na bashkojnë.
Cutillio: Është historia e dy popujve, që shkon përtej financimeve, që nëpërmjet këtij deti takohen dhe përpiqen të bëjnë së bashku atë që mund të bëjnë më mirë. Kjo është një javë, në të cilën duke festuar festën e Italisë, jemi përpjekur të bashkojmë përbërës të ndryshëm. Do të kemi festivalin e Ermal Metës një shqiptar i njohur në Itali që vjen në vendin e vet për të kënduar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/italia-pro-hapjes-se-negociatave-cutillio-e-mirepresim-shqiperine-ne-familjen-europiane