Zbatimi i ligjit të Vetingut ka prodhuar nervozizëm në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, ka sulmuar procesin e Vetingut dhe reformën në drejtësi, duke i konsideruar si një vepër e George Soros, filantropistit që turbullon herë pas herë ujërat e politikës shqiptare.
I thirrur për të dhënë sqarime në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për disa shkelje të pretenduara nga Ministria e Drejtësisë, gjyqtari Ken Dhima ka shpërthyer, duke deklaruar se Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë. Në mbledhjen e KLD të datës 7 Maji 2018, gjyqtari Ken Dhima ka befasuar anëtarët e KLD, duke e quajtur Vetingun ?Sorosian?.
Pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të KLD, Ilir Meta për mos lejuar komentet politike, seanca me gjyqtarin ka marrë një rrjedhë të pazakontë. I pyetur mbi pretendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vonesën e zbardhjes së vendimeve, gjyqtari Dhima është përgjigjur duke thënë se bënte vendime dhe jo pica.