Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Skopje East Gate do të jetë investimi më i madh i një biznesi shqiptar në Maqedoni. Projekti që do të kap vlerën e 350 milionë eurove u prezantua të enjten në mbrëmje nga presidenti i Balfin Group Samir Mane në një ceremoni ku të pranishëm ishin presonalitete vendase dhe të huaj si dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Mbi 250 dyqane me markat më të njohura, 10 blloqe banimi dhe 5 blloqe ndërtesash për qëllime biznesi është projekti Skopje East Gate që do të jetë njëkohësisht investimi më i madh i një biznesi shqiptar në Maqedoni. Investimi që synon të krijojë 2000 vende të reja pune dhe që kap vlerën e 350 milionë eurove u prezantua të enjten në mbrëmje në Shkup nga grupi Balfin në praninë e shumë personaliteteve vendase dhe të huaja, ndër të cilët kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Presidenti i Grupit Balfin Samir Mane tha se ?Skopje East Gate është investimi privat më i madh në Maqedoni që do të krijojë mundësi të mëdha biznesi, do të garantojë një punësim të shkëlqyer, do të forcojë tregtinë, do të tërheqë firmat botërore si dhe do të ofrojë një qasje të re të jetës në qytet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skopje-east-gate-balfin-group-prezanton-projektin-350-milione-euro