Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka kaluar një vit nga ku çifti i bashkëshortëve Gjalpi denoncoi në emisionin investigativ "BOOM" prishjen e banesës pasi u prek nga projekti për ndërtimin e një ure.
Të gjithë periudhën e dimrit, çifti i të moshuarve e kaluan në qiell të hapur, mbrapa një pallati në zonën e Freskut në Tiranë dhe duket se edhe kësaj vere do piqen në diell.
Për disa kohë familja Gjapi, jetoi në shtëpi më qira, por tani kjo është bërë e pamundur, pasi një pjesë e lekëve të marra iku qira, një pjesë ne gjyqe e letra dhe s`ka mbetur më asgjë.
Ata janë me pensione 100 mijë lekë, të dy pensionet nuk ju mjaftojnë as për të paguar një shtëpi me qira, jo për të jetuar.
"BOOM" iu rikthye historisë, ku përveç kohës që ka kaluar, çdo gjë ka mbetur njësoj.
Halil Gjapi: Unë jam specialist ndërtimi gjithë jetën dhe të arrij të jem një endacak, kemi pas shoqëri miqësi, këto humbën për ne.Ne zihemi me njëri-tjetrin pa pas asnjë arsye se jemi me depresion nga sëmundjet që kemi, jemi me diabet dhe nuk po i marrim më ilaçet, ato mbahen në frigorifer. Insulinat ku ti mbajmë këtu jashtë, nuk po marrim më as ilaçe.
Bashkëshortja e Halilit: Unë jam grua të rri jashtë, jam në një gjendje skandaloze.Erdhi motra një ditë më tha hajde tek mua, po unë i thashë jo. Kur nuk kam burrin, fëmijët, si do të vij.Ushqimin na e sjellin komshinjtë. Na thanë te njësia 6 për një bonus qiraje po nuk bëjmë dot dokumentat.Ne nuk udhëtojmë dot as me autobus, një herë në ditë hamë bukë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/historia-e-ciftit-gjalpi-qe-shteti-i-mori-integritetin-duke-i-degdisur-si-endacake