Asistence teknike nga BE per PPP-te ne transport

RTV KLAN 2018-06-20

Views 1

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar do të marrin asistencë teknike nga Bashkimi Europian për menaxhimin e kontratave partneritet publik-privat në sektorin e rrugëve.

Ministri Damian Gjiknuri tha se forcimi i kapaciteteve teknike është i domosdoshëm për të minimizuar risqet e buxhetit në mënyrë që kostot e projekteve të jenë të pranueshme dhe transparente.

?Duhen kapacitete teknike për të menaxhuar këto transaksione komplekse për të qenë edhe transparente, për të qenë edhe brenda kostove të pranueshme, por mbi të gjitha edhe për t?i bërë këto të qëndrueshme, pra që shteti të minimizojë risqet dhe sistemi vetë të jetë i qëndrueshëm nga pikëpamja e financimit për shkak të këtyre duhet patjetër asistencë e Komisionit Europian.?

Gjiknuri tha se Shqipëria është duke thithur investime në infrastrukturën rrugore në vlerën e 1 miliard dollarëve, e se shumë shpejt i njëjti plan do të përfshijë edhe transportin ajror.

?Ne jemi në një proces të bërjes së mundur thithjes së 1 miliard dollarë kapital në ndërtimin e  infrastrukturës rrugore, për të mos thënë edhe aeroportuale shumë shpejt.?

Ndërtimi i rrugëve në partneritet me privatin është një praktikë e njohur nga vendet e BE-së tha kreu i Infrastrukturës, ku një pjesë të fondeve që investohen jepen nga buxheti i shtetit e një pjesë tjetër nesër, pasi vepra të ndërtohet, duhet të kontribuojnë edhe përdoruesit e rrugës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS