Ora News- Shqiptarët më pak besim te politika se çdo vend i rajonit

Ora News Lajme 2018-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politika shqiptare perceptohet më e korruptuara se në çdo vend të rajonit. Sipas të dhënave barometrit të këshillit të bashkëpunimit rajonal, vonesat në reformën në drejtësi po sjellin një impact negative, ndërsa më të besuara mbetet ushtria dhe komuniteti fetar.

Partitë politike, gjyqësori, doganat dhe sistemi shendetësor perceptohen si më të korruptuarat në rajon. Nga të dhënat e barometrit të opinionit publik të publikuar prej Këshilli të Bashkëpunimit Rajonal, shqiptarët nuk kanë besim te politika duke e renditur si më të korruptuarin në rajon në indeksin e 88 pikëve ndërsa në vendin e dytë rënditet drejtësia me vetëm një pikë më pak. Për politologun Afrim Krasniqin, ky sondazh tregon nevojën për reformism, ndërsa shton se reforma në drejtësi po ecën me hapa të ngadaltë, prandaj ka marrë dhe pikë negative.

Krasniqi: Është e pafalshme për ne, që ne nuk po bëjmë reformë në partitë politike dhe në ligjin e partive politike. Sot janë bërë sisteme të mbyllura, sisteme klienteliste dhe sisteme korruptive. Dy reforma nuk janë konceptuar ende në rezultatet e tyre në perceptimin publik, dmth nuk ka ende rezultate të prekshme që njerëzit të ndryshojnë besimin që gjërat të ndryshojnë për shkak se reforma në drejtësi po ecet në mënyrë shumë të ngadalshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiptaret-me-pak-besim-te-politika-se-cdo-vend-i-rajonit

Share This Video


Download

  
Report form