Me argumentin se nuk justifikon pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren Rovena Gashi.
Gashi nuk ishte prezent në sallë gjatë leximit të vendimit. Edhe në seancën dëgjimore të pak ditëve me parë ajo nuk u paraqit, por i parashtroi pretendimet e saj me anë të një letre, në të cilën shprehej se seancat e Vettingut janë kthyer në një arenë diskreditimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor.
Gashi dhe bashkëshorti i saj Dritan Gina janë nën hetim për fshehje të pasurisë dhe për këtë arsye ishin pezulluar nga detyra me urdhër të kryeprokurores Arta Marku.
Këtë të mërkurë Komisioni konfirmoi në detyre gjyqtarin e gjykatës së lartë Ardian Dvorani, i cili foli për situatën e vështire ku ndodhet gjykatë e lartë ku aktualisht janë vetëm 6 gjyqtarë nga 19 që ka në përbërje kjo gjykatë.
?Ne po bëjmë të pamundurën për të përballur ngarkesën. Por situata është alarmante, zgjidhjet nuk mund t?i japë gjykata e Lartë, pasi nuk e plotëson ajo numrin e gjyqtarëve. Detyra jonë është që të gjykojmë çështjet emergjente, të zgjidhim ato që mund të zgjidhim.?
Po këtë të mërkure u rikonfirmua në detyrë edhe gjyqtari i Apelit Tiranë, Astrit Faqolli.