Lëvizja "MJAFT" denoncon deputetet e kuvendit te Shqipërisë se ndryshojnë procesverbalet e mbledhjeve te komisioneve per te perfituar pagesën prej 2 500 lekësh. Ne raportin per "Unë Votoj" per veprimtarinë e parlamentit gjate periudhës 15 shtator 24 dhjetor 2012 lëvizja "MJAFT" ka theksuar se gjysma e procesverbaleve te komisioneve te përhershme ndryshohen ne mënyrë qe te shtohen deputetet qe realisht nuk kane qene prezent ne mbledhje. Sipas kësaj lëvizje, nga ballafaqimi i procesverbaleve rezulton se nga 85 procesverbale, 43 prej tyre janë të ndryshuara duke i shkaktuar Kuvendit të Shqipërisë një dëm financiar prej 567.500. Nje tjetër shkelje e konstatuar nga lëvizja "MJAFT" eshte mos respektimi i kuorumit dhe rekordin e mban komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, i cili ka miratuar 10 projektligje ne mungese te kuorumit. Kritika raporti "Une Votoj" ka rezervuar edhe per kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, e cila u ka ndërprerë fjalën deputeteve dhe nuk ka zbatuar te drejtën e replikës per deputetët e opozitës. Edhe gjate këtij sesioni nuk kane munguar deputetet qe kane votuar për koleget e tyre; Blendi Klosi ka votuar për kolegun e tij Artan Gaci, deputeti Aurel Bylykbashi ka votuar për veten si dhe kolegun e tij Mehmet Xheka deputeti Dashnor Sula ka votuar për veten dhe kolegun në mungesë Sybi Hida. Gjithashtu "MJAFT" ka konstatuar edhe 3 deputetet qe kane thyer vendimet e grupit; Piro Lutaj, Ilir Gjoni dhe Et'hem Ruka. Ndërkaq per surprize "MJAFT"-i ka konstatuar se deputeti me pak aktiv dhe qe ka marre pjese me pak ne seancat plenare ka qene Sali Berisha, nderkohe qe me aktivet jane renditur Topalli e Ruçi.
Movement "ENOUGH" denounces MPs Albania to alter the minutes of meetings of committees to obtain payment of 2 500 ALL.
We report on the "I Vote" for parliamentary activity during the period 15 September 24 December 2012 movement "ENOUGH" pointed out that half of the minutes of the Standing altered in order to increase the deputies were not really present in the meeting. According to this movement, by confronting the minutes show that by 85 minutes, 43 of them are altered causing Parliament financial damage of 567,500. Another violation found by the movement "ENOUGH" is not respecting the quorum and holds the record Productive Activities Commission, which has approved 10 bills in the absence of a quorum. Criticism report "I Vote" has booked for Assembly Speaker Topalli, which was interrupted deputies word and did not realize the right of reply to opposition MPs. Even during this session there have been deputies voted for their colleagues; Blendi Klosi voted for his colleague Artan Gaci, MP Aurel Bylykbashi voted for himself and his colleague Mehmet Jack Sula lover MP has voted for himself and colleague in the absence Sybi Hida. Also "ENOUGH" concluded the 3 MPs who have broken group decisions; Piro Lutaj, Ilir John and Et'hem Ruka. Meanwhile to surprise "ENOUGH" has concluded that Deputy less active and has participated little in the ...