VLORE - Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Bashkimi" të qytetit bregdetar.
Persona të paidentifikuar i kanë marrë një shumë parash një pronari Exchange sapo ai kishte dalë nga dyqani dhe po i drejtohej automjetit. Dyshohet se grabitësit nën kërcënimin e armëve të ftohta (thikë) i kanë marrë xhiron ditore.
Policia është vënë në kërkim të autorëve të cilët kanë humbur gjurmët në errësirë.