Report Tv-ArTurbina, debate të forta mes Bashës dhe Çulit, regjisori

Report TV 2018-09-30

Views 0

Debati për shfaqjet e prezantuara në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove vijuan dhe sot, pak orë para ndarjes së çmimeve. Miho Gjini i gjendur i vetëm, si kritik në këtë festival e kishte të pamundur që të shprehte mendimin e tij të vërtëtë.

Gjatë debatit, që nuk po prodhonte asgjë, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në rolin e moderatorit thoshte: Keni ndonjë kritikë, apo do t?i bëni në ?Facebook?. Ndonëse, kishte shumë vend për kritika dhe sugjerime, ajo që u vu re ishte se të gjitha shfaqjet kanë qenë në një nivel të mirë, derisa, aktorja Zamira Kita ndryshe nga artistët e tjerë pranoi se shfaqja e Korçës, ku edhe është drejtoreshë, ?Vetëvrasësi? kishte problematika në skenë. Një pranim i tillë bëri që diskututimi për shfaqjen pasuese të teatrit ?Migjeni?, ?Gomari i babastasit? të kishte tjetër nivel. Drejtoresha e Teatrit të Migjenit në Shkodër, kërkoi që artistët të ishin të vërtetë mes tyre,

Ne kemi nevojë për t?u takuar me njëri-tjetrin. Unë kam nevojë që të thuhen gjërat të hapura. Festivali nuk është për t?u puthur, unë i dua punët më të mira se të miat. Nuk duhet t?i urrejmë punët e njëri-tjetrit. Nuk dua as të lavdëroj, as për të sharë. Më kanë shijuar disa shfaqje, Medea, Ata që ikin, nuk jam dakord me shfaqjen e Ulqinit. Kemi nevojë me u dash njëri me tjetrin. Duhemi fort pak.

Rita Gjeka, drejtoreshë e teatrit ?Migjeni?
Zamira Kita, drejtoreshë e Teatrit ?Andon Zako Çajupi? në Korçë ndali tek disa problematika për shfaqjen ?Gomari i Babastasit?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS