10 vite betejë me kancerin e gjirit, Sonela Totraku: Dua të jetoj, gra mos e ndalni luftën kurrë!

Report TV 2018-10-24

Views 2

Sonela Totraku jep çdo ditë mësim dhe vijon jetën krejt normalisht, e në të njëjtën kohë, ka 10 vjet që përballet dita ditës me kancerin e gjirit. Shumë e fortë dhe me kurajo, Sonela tregon në studion e emisionit ?Rreze Dielli? se njeriu mund të bëjë maksimumin nëse ka dëshirë për të jetuar. E pyetur se nga e gjen gjithë këtë forcë , Sonela përgjigjet se jeta është gjëja më e bukur

Dua të jetoj , është gjëja më e bukur. Kur ke dëshirë që të jetosh bën maksimumin e mundshëm. Merr gjërat më të bukura që ka jeta dhe gjërat e tjera pastaj i neglizhon.

Sonela Totraku, mësuese
Sonela që sot e sheh gjithnjë duke qeshur, e duke i dhënë shpresë edhe të tjerëve, tregon momentet e para kur ka mësuar për sëmundjen. Ajo shprehet se ishte diçka e papritur, por gjithmonë ka pasur familjen dhe miqtë që i kanë ndenjur pranë.

Unë kujtoj momentin si e kam zbuluar. Kam qenë në shtëpinë time, po shikoja për qejfin tim televizor. Në atë moment më pickon një mushkonjë, e godas dhe gishtat e mi prekin një gjendër të vogël në gjoks. Kam vrapuar ti tregoj të parës mamamsë. Më tha që nuk është asgjë, por kur vuri dorën për ta parë u zverdh në fytyrë dhe që aty e kuptova se diçka nuk shkon. Më pas kemi shkuar , kam bërë kontrollet. Aty e kam marrë vesh se çfarë diagnoze kisha, por asnjëherë nuk kam qenë e ndërgjegjshme se çfarë do të më presë më pas.

Sonela Totraku, mësuese

Share This Video


Download

  
Report form