Të fluturosh në autostradë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pavarësisht numrit të lartë të gjobave, apo edhe arrestimeve, shoferët nuk ngurrojnë të lëvizin me shpejtësi skëterrë në autostradën Tiranë - DurrësMbrëmjen e të premtes, policia rrugore e kryeqytetit ka ndaluar një të ri nga Shkodra, i cili u kap duke lëvizur me thuajse dyfishin e normës se lejuar.26 vjeçari që udhëtonte me një automjet tip Audi, u konstatua duke lëvizur me 182 km/h, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij, por edhe të personave të tjerë që lëviznin në këtë aks rrugor.Duket se raste të tilla sa vijnë e po bëhen më problematike, ku gjatë fundjavave, efektivët kanë konstatuar jo vetëm shoferë të dehur, por edhe duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë.I tillë ishte edhe rasti i ndodhur një javë më parë, kur policia ndaloi një 33 vjeçar nga Tirana, i cili udhetonte me mjetin e tij ?Range Rover?, me 261 km/h.Më herët, policia rrugore ka ndaluar edhe një 23 vjeçar nga Fieri, i cili u kap nga Radari duke lëvizur me 160 km/h në autostradën Tiranë-Durrës.Vetem gjatë një muaji, janë pezulluar rreth 100 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa qindra gjoba janë vendosur për shoferët që lëvizin në gjendje të dehur.

Share This Video


Download

  
Report form