Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Pas prokurorit Shpëtim Kurti, para Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit ka dalë këtë enjte edhe prokurori i Prokurorisë së përgjithshme Artur Selmani. Në karrierën e tij, ka hetuar dosje të nxehta nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, trazirat e 1997 e deri në atë të shpërdorimit të fondeve publike me rrugën durrës-kukës Artur Selmani ish kandidati për prokuror i përgjithshëm rrezikon të shkarkohet nga vetting.
Komisioni i pavarur i kualifikimit njohu Selmanin me hetimin e kryer ndaj tij ku rezultoi se kishte munges të burimeve për të justifikuar pasurinë mes tyre një apartament 130 m2 blerë në vitin 1999 si dhe një automjet të blerë disa vite më parë me vlerë 1.2 mil lekë.
Hetimi per prokurorin Selmani është bërë për të treja fushat kryesore: pasuri, hetimi i integritet moral dhe aftësitë profesionale.Gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka lexuar gjetjet në lidhje me subjektin e vlerësimit, Artur Semani bazuar në raportet e institucioneve ndihmëse.
Sipas raportit të vlerësimit nga ILDKPI Artur Selmani nuk ka bërë deklarim të saktë, ka burime te ligjshme dhe s?ka bërë fshehje pasurie. Sipas raportit të DSIK, thuhet se subjekti Selmani, është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën profesionale.
Po ashtu sipas KPK-së, në deklaratat për veting Selmani kishte raportuar dhe fitime prej 10 mijë dollarë nga bastet sportive për vitet 2006-2007-2008, fakt të cilin ai e ka bërë publik dhe pranuar edhe gjatë garës për kryeprokuror.
Një tjetër gjetje e KPK-së, që rrezikon karrierën e Selmanit ishte dhe përfaqësimi në emër të shtetit të akuzës në gjykatën e lartë për masakrën e Çoles në Vlorë, ku humbën jetë tre persona dhe ai nuk kish mbrojtur interesat e viktimave në këtë proces ku nga 35 vite që u dënua Aleksandër Llanaj kërkoi për të ndryshimin e akuzës dhe dënimin 4 vite.
Për këtë kërkesë Selmani u pezullua dhe u zëvëndësua me prokurorin Adnand Xholi asokohe, pasi familjarët e viktimave denoncuan publikisht Selmanin dhe ndryshimin e akuzës, ndërsa gjykata e lartë la në fuqi dënimet pa asnjë ndryshim. Në karrierën e tij ka hetuar dosje të nxehta nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, tranzirat e 1997 e deri në atë të shpërdorimit të fondeve publike me rrugën durrës-kukës Artur Selmani ish kandidati për prokuror i përgjithshëm rrezikon të shkarkohet nga vetting.
Vetë Selami në përfundim të seancës u shpreh se mbetet në pritje të vendimit, i cili do të jepet më datë 26 nëntor, ora 11.00.