Report TV - Rihapja e dosjes 'Hajdari', Report TV zbardh kërkesën e Izet Haxhisë

Report TV 2018-05-17

Views 0

Report TV zbardh kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes për procesin gjyqësor për vrasjen e Azem Hajdarit. Në kërkesë, Izet Haxhia, i përfaqësuar nga avokati Bashkim Nikolla kërkon rigjykimin, në zbatim edhe të garancisë që shteti shqiptar dha për ekstradimin e tij nga Turqia në Shqipëri.

Ndër pikat kryesore të kësaj kërkese qëndron fakti se Izet Haxhia është dënuar në një proces gjyqësor në mungesë dhe ku ai nuk ka dhënë asnjëherë prokurë për t'u përfaqësuar nga ndonjë avokat. Gjithashtu theksohet se Izet Haxhia nuk është pyetur dhe nuk ka folur asnjëherë për drejtësinë shqiptare për këtë çështje.

Vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime para organeve proceduese.

Më tej, Izet Haxhia, liston edhe shkresën që Ministria Shqiptare e Jashtme i ka dërguar autoriteteve turke në kërkesën për ekstradim. Sipas kërkesës autoritetet shqiptare i kanë dhënë garanci shtetit turk se Izet Haxhia do të rigjykohet konform legjislacionit shqiptar në respekt edhe të drejtave të njeriut.

Garancia e dhënë nga Shqipëria për rigjykim është publikuar ekskluzivisht edhe nga Report TV pak ditë më parë. Dokumenti tregon se përpjekja për ta ekstraduar kanë nisur që në vitin 2007 kur kryeministër ishte zoti Berisha. Bëhet fjalë për këtë dokument me mbishkrimin sekret hartuar nga Ministria e Drejtësisë datë 06.04.2007 dhe mban firmën e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmaili.

Share This Video


Download

  
Report form