Ora News - KPK shkarkon nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti

Ora News Lajme 2018-11-23

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasuritë e pa deklaruara dhe raportet e DSIK për kontakte me persona të inkriminuar u bënë shkak për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Shpëtim Kurti, njëkohësisht edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

"Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankim nga Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi" tha trupa gjykuese e KPK-së.

Kurti ka qenë zv/prokuror nga viti 2002 deri në 2007.

Pasuritë e Prokurorit rezultojnë: Një apartament banimi 83 metra katrorë në rrugën Sulejman Pasha, që e ka blerë për 1.5 milionë lekë në vitin 2002 dhe ia ka shitur më pas të vëllait në 2011.

Apartament banimi 43 metra katrorë tek fusha Aviacionit, apartament me sipërfaqe 60 metra kator në plazhin e Durrësit, truall 146 metra katorë dhe ndërtesë në rrugën R. Shijaku në Tiranë blerë në 2012 për 5.5 milionë lekë. Tokë are 3650 metra katroë dhe shtëpi 160 metra katror në Has të Kuksit dhe automjet i blerë në vitin 2003.

Apartamenti i rrugës Sulejman Pasha rezulton në mospërputhje me çmimin e blerë në vitin 2002. Ky apartament është deklaruar i blerë për 2 milionë lekë por në kontratën e shit-blerjes rezulton 1.5 milionë lekë.

Vetingu për gjyqtarin e Apelit Shkodër, DSIK: Kontakte me persona të inkriminuar

Ndërkohë KPK zhvilloi edhe dy seanca të tjera dëgjimore, me kandidatin për KLGJ Luan Dervishi dhe me këshilltarin e kryeprokurores, Besnik Cani.

Në raportin e DSIK për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi thuhej se subjekti ka kontakte të papërshtatshme me persona të inkriminuar.

Ai dyshohet për veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa për deklarimin e pasurisë, ILDKPI ka konstatuar pasaktësi dhe mungesë të dokumentacionit justifikues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kpk-shkarkon-nga-detyra-prokurorin-shpetim-kurti

Share This Video


Download

  
Report form