Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Numri dy i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, në një dalje për mediat u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin përdorimin e fishekzjarreve. Zyrtari i lartë i policisë së Tiranës thotë se nga kontrollet ka rezultuar se asnjë nga këto mjete nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret për tu tregtuar apo përdorur.
Në Shqipëri pothuasje të gjitha fishekzjarret që tregtohen, janë jashtë standardeve të kërkuara dhe të gjithë të rrezikshme.
Nuk dihet prej sa kohësh shqiptarët përdorin këto lloj mjete piroteknike, por ajo që ka bërë me dije policia e kryeqytetit është që ky lloj standardi nuk do të lejohet të tregtohet më.
Dhimitraq Ziu: Nga kontrollet që kemi ushtruar asnjë objekt nuk i plotëson kriteret sipas rregullores. Do ti bllokojmë të gjitha lëndët piroteknike marrë shkas nga incidentet dhe eksperimentet që ne pamë.
Në lidhje me fishekzjarret e përdorura në protestën e të enjtes së kaluar ku mbeti e gjymtuar një punonjëse, policia nuk ka ende një analizë nëse kanë qenë artizanale apo të blera në treg.Por shumë shpejt pritet një konkluzion.
Dhimitraq Ziu: Jemi në fazën e vlerësimit nga organi i prokurorisë pasi kemi referuar materialin në prokurori për vlerësim dhe kampionët e këtyre produkteve i kemi çuar pranë laboratorit nëse ato janë artizanale apo të fabrikuara.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rreziku-i-fishekzjarreve-policia-apel-qytetareve-shmangni-perdorimin-e-tyre