http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Aleati me i ngushte i demokrateve, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu eshte pozicionuar qarte kundër bojkotit te parlamentit. Përballe Partisë Demokratike qe ka deklaruar se do te qëndroje jashtë kuvendit ne daten 21 janar, Mediu sqaron se opozita duhet te jete ne parlament. Sipas Mediut nese mazhoranca ka zgjedhur te përfaqësohet me kriminele e individe te korruptuar, opozita duhet te kete nje qasje ndryshe e te përfaqësoje zerin e qytetareve nëpërmjet figurave te saj. ?Prezenca jone ne parlament nuk ka te beje me mënyrën si sillet mazhoranca, prezenca jone ne parlament ka te beje me marrëdhënien qe duhet te krijoje me qytetaret shqiptare. Kjo është bindja ime.? Por marrëdhënia me parlamentin nuk është e vetmja çështje qe ndan republikanet me demokratet. Mediu ka rezerva edhe per reformën zgjedhore, duke sjelle ne vëmendje se komisioni i posaçëm nuk përbehet vetem nga dy bashkëkryetarët, njeri i Partisë Socialiste e tjetri i Partisë Demokratike. Komisionit te reformës zgjedhore i përfundoi mandati ne muajin dhjetor e asnje prej aktoreve politike nuk reagoi per ta shtyre mandatin e tij duke treguar kështu se reforma edhe kete here dështoi. Por kurdo qe reforma zgjedhore te rinise, tashme eshte e qarte se Basha do te përballet me presionin e aleateve te tij per te ndryshuar sistemin elektoral, i cili u përzgjodh nga Sali Berisha e Edi Rama nje dekade me pare.