Basha rikthen Nishanin në PD, sposton Ristanin, rikonfirmohen Paloka dhe Spaho

Report TV 2019-01-18

Views 0

TIRANË - Partia Demokratike mbledh nesër Këshillin Kombëtar ku në fokus do të jenë zgjedhja e forumeve të reja drejtuese, por edhe situata politike në vend. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se Këshilli Kombëtar demokrat do zgjedhë kryesinë e re me 15 anëtarë si dhe drejtuesit e sekretariateve. Basha publikoi të gjithë listën e kandidatëve për këto dy struktura. Gjithashtu, Basha tha se do të propozojë emrin e ish-presidentit Bujar Nishani për kryetar të Këshillit Kombëtar, duke rikthyer kështu zyrtarisht në selinë blu ish-kreun e shtetit.

Ndryshime të ndjeshme janë ato që prekin sekretarin e PD-së. Kështu, Sekretari i Përgjithshëm në detyrë, Arben Ristani, nuk do rikandidojë më për këtë funksion. Basha ka propozuar garë mes Dorjan Telitit dhe Gazmend Bardhit për postin e rëndësishëm në selinë blu. Edhe Enno Bozdo nuk do jetë më Sekretar Organizativ. Në vend të tij i janë propozuar Këshillit Kombëtar emrat e Sahit Dollapit dhe Lulzim Omurit.

Ndërsa emri i ri që bëhet pjesë e PD-së është ai i Çlirim Gjatës, ish-kryetar i KQZ-së i cili kandidon për Sekretar të Çështjeve Ligjore përballë Marinela Ziut. Ndërsa sekretariati për Çështjet Zgjedhore do të ndahet mes Ivi Kasos dhe Dorjan Gjonmarkaj. Lidhur me numrin dy të PD-së, Lulzim Basha kërkon votësim për Edi Palokën dhe Edmond Spahon, të dy si nënkryetar, duke mospreferuar kandidimin e një emri të ri në pozicionin e bashkëpunëtorëve më të afërt. Pas konstituimi të Kryesisë dhe sekretariateve, do jenë deputetët ata që do zgjedhin kreun e ri të grupit parlamentar.

Share This Video


Download

  
Report form