?Sapo u afruan te mjeti, efektivi Fatos Xhani ka hapur derën e parë të shoferit dhe me thirrjen ?Ndal!?, policia i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit. Menjëherë, nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit, është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur atë. Po nga brenda makinës, i njëjti person vrau edhe policin tjetër, Sajmir Duçkollari. Personi që qëlloi nga brenda ?Touareg?-ut dhe vrau dy punonjësit e policisë, Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, doli nga makina dhe hapi zjarr ndaj punonjësit tjetër, Altin Dizdari. Në kohën që polici Kastriot Feskaj sapo kishte neutralizuar njërin nga të kërkuarit, Dritan Dajti e qëlloi dy herë nga pas shpine efektivin e katërt?.