#oranews #boom
Vendimi i qeverisë për të mos lejuar importin e makinave mbi 10 vjet preku jo vetëm grupet e interesit por dëmtoi rëndë edhe qytetarët të cilët kishin porositur blerjen e mjeteve para se VKM të dilte.
Më dhjetra mjete mbeten të bllokuara për dy muaj me radhë në portin e Durrësit.
Një prej blerësve të mjeteve u ankua në emisionin "BOOM" në Rtv Ora News për ngërçin e krijuar.
Zotëria jo vetëm nuk tërhiqte dot mjetin e blerë por edhe duhet të paguante për parking.
Begi Hasani: Me 20 tetor unë kam porositur një mjet në Kanada. Është blerë, këtë e vërteton fatura e blerjes.Ndërkohë që mjeti nis rrugëtimin e tij për të ardhur në Shqipëri, gjatë transportit qeveria mblidhet dhe bën një VKM, poshtë 10 vjeçarit nuk do të futen më makina nga data 2 dhjetor. Ndërkohë mjeti mbërriti në datë 13. Në momentin që vinë këtu mjetet janë të 2008, VKM thotë 10 vjet.Mjeti kur erdhi ishte 2018, brenda vitit.
Nuk na lejojnë të bëjmë doganë, asgjë. Na i kanë mbajtur mjetet prej dy muajsh atje, paguajmë parking+kontenierin për bllokimin që i bëjmë. Edhe pse janë shkarkuar, kontenieri nuk lëviz se është një rregull. Te parkingu çdo ditë paguajmë 6 mijë lekë, te kontenieri diku 50 mijë lekë. Mjetin e bleva në tetor dhe VKM ka dalë në nëntor. Mjeti ka bërë 2 muaj transport. Janë 82 makina si unë, ti jepet drejtim se me të dyja këmbët shteti është brenda.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-porositen-para-vkm-boom-nxjerr-nga-porti-i-durresit-dhjetera-makina-te-2008
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz