Report TV -Historia e një mashtrimi zyrtar të pandëshkuar të Lulzim Bashës

Report TV 2019-03-15

Views 5

Kur e paskam takuar për herë të parë Lulzim Bashën, paska qenë i padiplomuar, ndërkohë që po e prisnim si model i të riut të shkolluar në Perëndim. Në përpjekje për ta shitur si një talent që vinte nga Perëndimi, Sali Berisha më rekomandoi ta takoja në fund të Dhjetorit të vitit 2004, ndërkohë që ideja e KOP kishte marrë jetë dhe anëtarët po rekomandoheshin në shumicë nga mërgata shqiptare e Kosovës, që punonte me të bijën e Sali Berishës, atje.

Lulzim Basha u paraqit si dikush i shkolluar shumë mirë në Hollandë, që kishte punuar me organizata ndërkombëtare dhe më pas me UNMIK në Kosovë.

Nuk dua të zgjatem më tej në detajet e atij takimi të parë, por një gjë është tashmë e provuar. Më ka gënjyer dhe për shkollën. Më ka gënjyer mua, shpresoj të ketë gënjyer Sali Berishën, ndoshta dhe Argitën, që ishte shkesja e sjelljes së tij në politikën shqiptare.

Se nëse nuk i ka gënjyer është dhe më keq . Duhet të kenë qenë shumë të detyruar ndaj tij për shkak të Argitës.

Dokumenti provon se ndërkohë që ne ua prezantuam shqiptarëve si një i shkolluar në Perëndim, ai ka qenë pa shkollë.

Dokumenti zyrtar që Universteti i Utreht i ka çuar gazetës provon se ky njeri ka bërë 4 vjet shkollim parauniversitar, për tu konsideruar i aftë për të ndjekur bachellorin.

Dhe më tej nuk dihet më asgjë çka bërë, por në vitin 2005 ka një dokument që provon se ka mbaruar studimet.Pra ne ua kemi prezantuar shqiptarëve një njeri pa diplomë, si super të shkolluar.

Për këtë duhet tu kërkojmë ndjesë. Unë si gazetari i parë që kam shkruar për të, pastaj Sali Berisha që e ka prodhuar këtë gënjeshtër zyrtarisht.

Tani ky njeri është në krye të opozitës shqiptare dhe gjithë jeta e tij, nis me një gënjeshtër. Qoftë dhe gënjeshtër për afatin e shkollimit.

Diploma e tij nuk është ekuivalentuar kurrë zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit aty ku duhet të njehësohet por mbi të gjitha ky njeri refuzon të jap shpjegime zyrtare për shkollimin.

Qeveria shqiptare duhet të gjejë një mekanizëm ligjor për t?i detyruar zyrtarët e lartë politik të njëhësojnë diplomën që kanë, nëse paguhen me lekët e shqiptarëve.

Nuk është e detyrueshme që një deputet të ketë diplomë. Ai mund ta marrë rrogën si deputet dhe me shkollë të mesme, por shqiptarët duhet ta dinë.

Sqarimi i shkollimit të Lulzim Bashës nuk vlen për kulturën e tij, apo për ta mbajtur, apo hequr si kryetar opozite. Ajo është çështje e vullentit politik të opozitës. Lulzim Basha duhet të provojë në mënyrë transparente shkollimin e tij.

Kur e ka mbaruar ciklin parauniversitar, kur dhe ku, e ka mbaruar bachelorin, dhe kur masterin.

Të gjitha këto duhet të njehësohen zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. Nëse nuk i ka, është problem i tij, por ai duhet të certifikohet si mashtrues zyrtar për biografinë e tij.

Është koha që presioni për ta bërë transparent të shkuarën e tij, duhet të jetë zyrtar, i përditshëm dhe i fortë deri në sqarimin e një gënjeshtre, nga e cila nis një histori mashtruesi në politikën shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form