http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Ramush Haradinaj deklaron prerë se nuk nuk do të lejojë kurrë një ndarje të Kosovës, ndërsa u ka dhënë një mesazh edhe ndërkombëtare të cilëve u kujtoi se shqiptarët janë aleatët më të rëndësishëm të perëndimit në Ballkan.?Nuk do të lejojmë të ndahet Kosova, as të preken kufijtë e Kosovës, e as toka e territori i Kosovës. Kush shkon asaj rruge e ka gabim, qoftë vëlla i yni, qoftë tjetër. Miqve u bëjmë thirrje, nuk keni aleatë më të fortë si shqiptarin në Ballkan, jemi properëndimor, euroatlantik, do t?i kryejmë punët e Kosovës.?Kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat për disa prej aktorëve ndërkombëtarë që sipas tij po përpiqen të punojnë në dëm të Kosovës.?Do të vijë dita kur shumë prej tyre do të skuqen për ato që po i bëjnë e që janë të padrejta, në kohën kur po përballemi me Serbinë, me agjendat e Vuçiçit, me planet e tij për ta ndarë Kosovën, me planet e ndërkombëtarëve të tjerë për të na ulur kokën, goditjet që vijnë nën brez të vëllezërve dhe motrave tona nuk janë në rregull. Duhet ta korrigjojnë vetën ata që e dinë si kemi ardhur deri këtu, sa vështirë ka qenë dhe çka na pret përpara.?Deklaratat Ramush Haradinaj i bëri gjatë homazheve në kompleksin memorial ?Dëshmorët e Kombit? në Gllogjan.