Himara, destinacioni i preferuar për pushuesit e huaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-16

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Himara ka nisur të presë turistët e huaj në këto ditë të nxehta qershori. Nuk janë vetëm nga vendet fqinjë, ata që kanë mbërritur në plazhet e jugut, por ka nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia e largët apo edhe nga Argjentina.Ky është një vend i bukur, ka det, ka mal njerëzit janë të mirë. Më pëlqen shumë këtu. Kam ardhur nga Shtetet e Bashkuara. Vizitova si fillim kryeqytetin dhe më pas erdha këtu në këtë vend që po më duket shumë i këndshëm. Do të kthehem sërish.Himara është një destinacin që ka njohur rritje nga viti në vit, me 10 % më shumë turistë, një rritje konstante dhe e qëndrueshme, fakt ky i cili dëshmon se Himara po kthehet në zemrën e turizmit shqiptar.Për kreun e bashkisë Jorgo Gora kjo rritje i dedikohet, përmirësimit të shërbimeve që ofron kjo zonë.Ja kemi dalë të kemi një zonë të pastër, pra papastërtia nuk është më një problem në Himarë. Por jo vetëm edhe zona është një ndër vendet e sigurta. Ndërsa biznesi ka përmirësuar  ndjeshëm edhe shërbimet e kulinarisë, -shprehet Gora. Por ndonëse në dy vitet e fundit sezoni turistik në vend ka njohur një zgjatje të afatit, sfida mbetet ofrimi i turizmit gjithë vjetor.Por edhe pse kemi hyrë në sezon, ministri i turizmit ka lëshuar një sërë kritikash ndaj njësive vendore, të cilat nuk kanë marrë masat e plota për  mbarëvajtjen e procesit turistik. Me shqetësues janë mungesa e masave te sigurisë dhe ndarja e hapësirave ne plazhe.

Share This Video


Download

  
Report form