Shtyhet gjyqi per Saimir Tahirin

RTV KLAN 2019-06-21

Views 0

Saimir Tahiri nuk mungoi në seancën e parë ku do të gjykohej çështja në ngarkim të tij, në Gjykatën e Krimeve të Rënda. I akuzuar për trafik droge dhe bashkëpunim me grupin e Habilajve, ish-Ministri i Brendshëm i qëndroi kërkesës për gjykim të shkurtuar, duke sqaruar pas daljes nga gjykata arsyet pse kërkon përshpejtim të procesit.

?Seanca e parë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u shty për shkak se duhet të njoftoheshin edhe njëherë 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë, Gjergj Kohila, Sokol Bode dhe Jaeld Çela. Seanca e radhës do të zhvillohet më 3 Korrik?.

Gjykata nuk pranoi prokurat e tre ish-oficerëve për t?u përfaqësuar nga avokatët e tyre në fazën finale të procesit dhe kërkoi që të vijojnë përpjekjet për gjetjen e tyre. Por ish-Ministri Tahiri foli për zvarritje të qëllimshme dhe një proces politik.

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muajsh hetimi, për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form