RTV Ora - Shtyhet seanca për Tahirin: Shqipëria ka ecur para vetëm gjyqi im ka ngecur

Ora News Lajme 2019-07-03

Views 1

#rtvora

Gjykata e Krimeve të Rënda shty për të dytën herë seancën gjyqësore ndaj ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për mediat, ish ministri u shpreh se do vazhdojë të kërkojë mbylljen e gjyqit sa më shpejt.

Saimir Tahiri: "Keq më vjen që u shty prapë. Unë do vazhdoj të kërkoj gjithmonë një gjyq sa më të shpejt se nuk ka më terezi njeri që ky gjyq të zgjatet kaq shumë. Shqipëria ka ecur para vetëm gjyqi im ka ngecur.

Vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi prokura e një prej të pandehurve, Gjergj Kohilës nuk ishte e rregullt.

Seanca radhës do mbahet më 17 korrik.

Ish ministri mbërriti në gjykatë rreth orës 09:00 shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Dështimi i seancës së parë - Seanca e parë ndaj Tahirit më 19 qershor në Gjykatën e Krimeve të Rënda dështoi.

Ish ministri ishte i pranishëm në gjykatë i shoqëruar nga dy avokatët e tij. Ndërsa tre të pandehurit e tjerë në mungesë, ish zyrtarët e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode kishin autorizuar mbrojtesit e tyre ti përfaqësojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tahiri-mberrin-ne-gjykaten-e-krimeve-te-renda

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form