#rtvora
Për gati 24 mijë fëmijë kjo ditë do të jetë e paharrueshme për shkak se ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Shumë prej tyre e presin ditën e parë të shkollës më ankth dhe emocion, ndërsa e kanë të vështirë edhe ndarjen nga prindërit.
Por çfarë duhet të bëjnë prindërit për të minimizuar emocionin tek fëmijët?
Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Majlinda Keta e ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora tha që: "Është pjesë e inteligjencës së fëmijës që ditën e parë ta përjetojnë me emocion dhe me një lloj ankthi. Është një nga ato të panjohurat që secili nga ne e ka kaluar, si edhe frika për të mos mbetur vetëm.
Duhet edukuar nga prindi para se të vijë dita e parë e shkollës. Është normale që një fëmijë të ketë emocion por është e pafalshme për prindërit dhe sistemin arsimor që të mos konsideronte këtë moment të parë të fëmijës.
Sigurisht mentori i parë është prindi, por për mua sistemi shkollor mbart barrën e vet të shtrimit të korsisë, se është vetëm një korsi nuk është një nga rrugëtimet që do bëjë fëmija, duhet të mbartë barrën e vet të menaxhimit të situatës shumë më parë sesa të vijë.
Ka ikur koha që emrin e mësueses fëmija ta mësojë ditën e parë kur ulet në bankë, ka ikur koha që fëmija të njihet me institucionin vetëm ditën e parë kur shkon në shkollë, është e pafalshme nëse fëmija nuk e ka shëtitur përpara fizikisht, të krijojë emocionin vizual, koefidencën për të parë se kush është klasa e vet dhe të gjitha këto mendojnë se duhet të kthehen në praktikë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/keshilla-prinderit-si-duhet-te-silleni-me-femijet-ne-diten-e-pare-te-shkolles
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz